Pas personit që vidhte donacione në emër të kryeministrit Edi Rama dhe bnashkëshortes së tij Linda Rama, një tjetër person është vënë në pranga për mashtrim.
Mbrëmjen e djeshme, në një prononcim për mediat nga çadrat e banorëve të Thumanës, Rama tha se një shef komisariati është vënë në pranga, pasi është kapur duke marrë dy dhasë me ndihma, për t’i dërguar në shtëpinë e tij.
“Një shef komisariati që merr dy thasë me ndihma. Kjo është babëzi. Ok ai do bëj lajm, por si ka mundësi”, deklaroi Rama pa zbuluar emrin.