“Jo të gjithë jemi njësoj!
Kjo e sotmja nuk është një betejë e thjeshtë politike. Në këto zgjedhje nuk mund të mjaftohemi vetëm me largimin e Edi Ramës.
Duhet ç’rrënjosur edhe modeli i politikanit që futi në politikë ky regjim.
Një pjesë kanë pse të jenë të zhgenjyer. Kanë parë sesi është promovuar vagabondi, rrugaçi, krimineli, sesi ky model jo vetëm ka çarë përpara, por ka arritur edhe majat e pushtetit.
Jo të gjithë jemi njësoj. Dhe kjo është një betejë që na thërret.
Që me 25 Prill, t’i kthejmë politikës njeriun e zakonshëm”, shkruan Bushati.