Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Drejtori të Përgjithshëm të RTSH. Lajmi është bërë i ditur përmes sherbimit të titrave në ekranin e RTSH24. Mësohet se kërkesa i ështëdrejtuar ditën e sotme Këshillit Drejtues të RTSH- së.
Peza u përzgjodh si Drejtor i Përgjithshëm i RTSh në qershor 2023. Prej një kohe të gjatë, Peza u përfshi në një debat lidhur me mënyrën se si po drejtonte Radio Televizionin Shqiptar. Ai u zgjodh unanimisht nga Këshilli Drejtues i RTSH-së për një mandat pesëvjeçar.
Alfred Peza ka punuar si gazetar, redaktor, analist mediatik, pedagog dhe Drejtor i Përgjithshëm i disa mediave. Në periudhën 2013-2017 ka shërbyer si deputet dhe nënkryetar i Komisionit të Medias dhe Arsimit në Kuvendin e Shqipërisë.