Burime për Realiteti Post bëjnë me dije se tashmë pranë drejtorisë së shendetit publik Shkodër kanë mbërrritur udhëzimet për bërien e vaksinës anti-covid, dhe ditet në vijim priten të mbërrijnë një sasi vaksinash.
Duke ditur se sasia e vaksinës e sjellur në Shqipëri është e paktë, të parët që do të vaksinohen janë stafi i mjekëve epidimiolog të cilët përballen çdo ditë me pacientë të dyshuar me covid 19.
Gjithashtu burime për Realiteti Post tregojnë se shumë qytetarë në qarkun e Shkodres telefonojnë dhe pyesin pothuajse çdo ditë në drejtorinë e shëndetit publik për tu interesuar nëse ka mberritur vaksina.