A do ta refuzoni me dekret Kodin Zgjedhor?
Në konferencën për median presidenti Ilir Meta deklaroi se nëse nuk respektohet marrëveshja e 5 qershorit do të ishte atentat dhe se nuk do të lejonte vendosjen e një junte në Shqipëri.
Ilir Meta: “Është e mira të respektohet marrëveshja e 5 qershorit. Nëse ka ndryshim të moralshëm që më jep kënaqësi është që të hapen listat 100%.
Nëse do të shkelet 5 qershori atëherë përgjegjësia për cdo gjë do i mbetet atij që e shkel, sepse do ta konsideroj atentat kundër të ardhmes europiane, bashkëjetesës demokratike, dhe përpjekje për të instaluar përfundimisht një juntë në republikën e Shqipërisë që nuk do të pranohet me çdo lloj çmimi nga të gjithë shqiptarët.
Nuk mund dhe nuk do të lejojmë instalimin e një grushti shteti do të bëhet një shembull për të gjithë botën. Me poezinë e Hafzi Nelës, “ja liri a vdekje” e me cdo mjet tjetër legjitim do të ekzekutojë rivendosjen e rendit kushtetues demokracisë dhe sovranitetit të popullit shqiptar. Të jeni të sigurtë që socialistët do të jenë të parët.“