Ja aplikacionet që ju harxhojnë më shumë baterinë e telefonit…

Shpërndaje

Ndër aplikacionet e shumta që ndikojnë në shkarkimin e shpejtë të baterisë në telefon, veçohen dy.

Lejet që i jepen aplikacioneve gjatë instalimit përfshijnë lidhjen Wi-Fi, statusin e telefonit, hapësirën e ruajtjes, gjurmimin e vendndodhjes, informacionin e telefonatave, kontakteve dhe mesazheve, si dhe lejet e kamerës dhe mikrofonit.

Gjithashtu, një numër i madh aplikacionesh kërkojnë qasje në fotot, video skedarët dhe skedarët e tjerë të përdoruesit.

Aplikacionet që konsumojnë më shumë bateri në telefon janë Instagram dhe Fitbit.

Aplikacionet e përmendura konsumojnë në mënyrë të barabartë baterinë e pajisjes dhe potencialisht mund të konsumojnë deri në 85% të baterisë edhe kur nuk përdoren në mënyrë aktive. Pas tyre, në listë janë Facebook, WhatsApp, LinkedIn dhe Tasker.

Nga 20 aplikacionet në listën e atyre që konsumojnë më shumë baterinë e telefonit, shtatë prej tyre janë rrjete sociale të njohura që përdoren nga miliona njerëz çdo ditë.

Shpërndaje