Një grua e moshuar izraelite, e liruar dje nga Hamasi që e mbante rob, tha se ishte trajtuar mirë gjatë dy javëve të saj me grupin palestinez.
Në një deklaratë për mediat, 85-vjeçarja Yocheved Lifshitz, tha se Hamasi i mundësoi asaj një mjek për të monitoruar shëndetin e saj dhe u angazhua për t’ia siguruar ilaçet.
Ajo shtoi se rrëmbyesit e saj nga Hamasi u kujdesën për nevojat e saj, duke theksuar: “Kemi ngrënë bukë, djathë të bardhë dhe kastravecë, njësoj si ata”.
“Ata na thanë se besojnë në Kuran dhe nuk do të na lëndonin”, tha ajo gjithashtu.
E pyetur se përse shtrëngoi dorën me një nga anëtarët e Hamasit gjatë lirimit të saj, ajo tha sepse ata “na trajtuan mirë dhe u kujdesën për të gjitha nevojat tona”.
Mbrëmë vonë, krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Al-Qassam, njoftuan se kishin liruar dy robër izraelitë, Yocheved Lifshitz dhe Nurit Cooper, për “arsye bindëse humanitare dhe shëndetësore”.
Një zëdhënës i Brigadave Al-Qassam tha se lirimi ndodhi përmes ndërmjetësimit të Katarit dhe Egjiptit.
Qeveria izraelite nuk e komentoi lirimin, që është i dyti që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor. Në rastin e parë, u liruan dy shtetas amerikanë.
Brigadat Al-Qassam njoftuan në një deklaratë të mëparshme se po mbajnë rreth 200-250 njerëz në robëri, duke përfshirë ushtarë dhe civilë izraelitë.