Izraeli sulm ajror në kampin e refugjatëve në Gaza, vriten 70 persona…

Shpërndaje

70 persona janë vrarë në kampin e refugjatëve Al-Maghazi në qendër të rripit nga një sulm ajror izraelit. Lajmi është njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi.

Dhjetëra persona të plagosur u dërguan me urgjencë nga Maghazi në spitalin e afërt Al-Aksa.

Sipas zëdhënësit të ministrisë Ashraf al-Qudra, një bllok banimi me popullsi të dendur u shkatërrua.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze thotë se sulmet ajrore “intensive” izraelite kanë çuar në mbylljen e rrugëve kryesore midis Maghazi dhe dy kampeve të tjera të refugjatëve, Al-Bureij dhe Al-Nuseirat, “duke penguar punën e ambulancave dhe ekipeve të shpëtimit”.

Sipas ministrisë së shëndetësisë, më shumë se 20,000 njerëz janë vrarë, kryesisht fëmijë dhe gra dhe 54,000 janë plagosur në Gaza që nga 7 tetori, kur Hamasi dhe grupet e tjera palestineze sulmuan Izraelin, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë rreth 240 pengje.

Shpërndaje