Izraeli miraton rregulloret emergjente për mbylljen e zyrës së Al-Jazeeras në vend…

Shpërndaje

Qeveria izraelite miratoi sot rregulloret emergjente që mundësojnë mbylljen e zyrës të rrjetit televiziv Al-Jazeera në Izrael.

Transmetuesi publik izraelit KAN tha se sipas rregulloreve, zyra e Al-Jazeeras mund të mbyllet dhe të gjitha pajisjet e saj të konfiskohen.

KAN shtoi se zyrtarët izraelitë besojnë se mbulimi i Al-Jazeeras dëmton sigurinë kombëtare të Izraelit.

Faqja izraelite e lajmeve “i24” citoi një deklaratë izraelite ku thuhet se rrjeti Al-Jazeera “transmeton propagandë në shërbim të Hamasit arabisht dhe anglisht për shikuesit në gjithë botën”.

Rrjeti Al-Jazeera i ka mohuar të gjitha këto akuza, por ende nuk ka komentuar mbi vendimin e fundit izraelit.

Televizioni Al-Jazeera me bazë në Katar konsiderohet si një nga rrjetet kryesore mediatike që po mbulon plotësisht situatën në Gaza, Izrael dhe Libanin jugor.

Shpërndaje