Izraeli me strategjinë e një të çmenduri…

Shpërndaje

Nga Dritan Goxhaj

Izraeli me strategjinë e një të çmenduri

Duke filluar prej datës 7 tetor të vitit të kaluar Izraeli nuk ka reshtur së godituri objektiva civilë në Gaza me vetëdije të plotë. Edhe mbrëmë forcat ajrore izraelite goditën një shkollë e cila shërbente si strehim i civilëve të shpërngulur nga lufta në Gaza, duke vrarë mbi 100 persona civilë të pafajshëm.

Dhe e gjitha kjo nuk është një çmenduri e pavetëdijshme por është një çmenduri e kalkuluar mirë dhe e programuar deri në detaje. Dhe këtë çmenduri të programuar Izraeli e ka treguar që në kohën që tentonte të konceptonte shtetin. Më saktësisht e ka filluar me aktet terroriste që i paraprinë themelimit të shtetit izraelit. Me hedhjen në erë të Hotelit “King David” nw 1946, me masakrën e Dair Jasin të 1947, Me vrasjen e diplomatëve Britanik në Kajro në 1948, dhe më pas me masakrën ndaj palestinezëve qw njihet si Nakba në 1948.

Dhe në vend që të ndëshkohej për këtë terrorizëm, bota i shpërbleu duke votuar në 1947 në OKB shtetin e Izraelit. Dhe pas formimit të shtetit, Izraeli e vazhdoi edhe më vonë strategjonë e tij të një të çmenduri duke sulmuar të gjithë fqinjët e tij, në 1956, 1967, 1973, dhe 1982 duke shtuar kështu territoret e veta me koloni te tjera nga tokat e fqinjëve të vet arabë, dhe veçanërisht të palestinezëve.

Dhe këtë çmenduri po e vazhdon edhe në këtë luftë duke goditur njëkohëshisht tre vende të cilat i konsideron dhe e konsiderojnë atë si armik, Libanin, Iranin dhe Palestinën.

Në Liban godet dhe vret një nga njerëzit kryesorë të lëvizjes Hezbullah, ndërsa vetëm disa orë më pas godet dhe vret udhëheqësin politik të Hamasit në Iran, Ismail Hanije.

Por e kupton më shumë këtë çmenduri të programuar dhe të vetëdijshme kur sheh se si njëri nga ministrat e kabinetit qeveritar Smotriç deklaroi në një konferencë ditën e hënë “ Askush nuk do na lejoji që të t’i vdesim 2.3 milionë palestinezë në Gaza nga uria, edhe pse ajo mund të jetë e justifikueshme dhe e moralshme derisa të na kthehn të gjithë pengjet”.

Dhe kjo tregon edhe qëllimin e shtetit të Izraelit. Pra shfarosjen e gjithë palestinezëve në Gaza.
Deri më tashti kanë arritur të shfarosin 10% të popullatës në Gaza. Këtë e deklaron revista prestigjoze mjekësore në Londër Lancet. Në një artikull të sajin muajin që shkojë ajo shkruante “Numri i të vdekurve në Gaza ka arritur 230 mijë. Direkt nga luftimet kanë mbetur të vrarë rreth 40 mijë, ndërsa pjesa tjetër kanë vdekur nga plagët e marra, nga mungesa e ilaçeve dhe pjesa më e madhe nga urija”.

Qartësisht goditjet e spitaleve, bllokimi i ndihmës humanitare dhe bombardimi i pa diskriminuar dhe i qëllimshëm i civilëve në Gaza është jo vetëm si pjesë e një strategjie të çmendur por edhe si hakmarrje dhe si ndjenjë inferioriteti për faktin se që 9 muaj nuk ka arritur jo vetëm që të elimniojë Hamasin dhe udhëheqësit e tijë ushtarakë, por përditë ka humbje të rënda në rradhët e veta.

Humbjet dhe poshtërimi

Vetëm deri më tashti sipas mediave izraelite, ushtria Izraelite ka humbur 500 mjete të blinduara transporti të personelit dhe tanke. Po të bëjmë një përllogaritje të vogël rezulton : për çdo tank janë 5 pjesëtarë, ndërsa për çdo transportues të blinduar janë 12 veta plus 2 që janë ekuipazh.
Në rast se do lloagrisim që goditjet ndj këtyre mjeteve nuk i vrasin të gjithë ata që janë brenda, por vetëm 50% të tyre na del që të paktëm 2 për çdo tank dhe 7 për çdo mjet transporti bëjnë 9.

Po ta shumëzojmë këtë shifër me 500 mjetet e deklaruara të goditura rezulton 4500, por duke qënë se nuk e dimë saktësisht sa është numri i tankeve dhe i autoblindave, po i marrim gjys për gjysëm dhe shifrën prej 4500 do e pjesëtojmë me 2 duke na rezultuar në 2,250 të vrarë.

Dhe në rastet e autoblindave numri i të plagosurve llogaritet jo me tre por me 5, pra i bie që numri i të plagosurve në rradhët e ushtrisë pushtuese izraelitë të jetë më e pakta 11,250. Ndërkohë që Izraeli deklaron vetëm 330 ushtarë të vrarë.

Kjo është humbja e parë e cila e bën Izraelin të ndihet totalisht inferior pasi këtë humbje po ja shkakton një organizatë çlirimtare si Hamasi, dhe jo një shtet.

Ndërsa fakti i dytë që e bën të ndihet i humbur dhe inferior dhe të procedojë me strategjinë e tij të çmendurisë është në lidhje me udhëheqësin ushtarak të Hamasit Jahja Sinuar.
Vetëm dy javë para se Izraeli të vriste udhëheqësin politik të Hamasit në Iran pat deklaruar zyrtarisht se e kishte konfirmuar që e kishte vrarë pra dy muajsh udhëheqësin ushtarak të Hamasit.
Por vetëm dy ditë pas vrasjes së udhëheqësit politik, Këshilli i Përgjithëshëm Ushtarak i Hamasit mori vendim që udhëheqës politik i Hamasit do të jetë Jahja Sinuar i cili është njëkohësisht edhe udhëheqës ushtarak i organizatës.

Përse Izraeli ndejk strategjinë e një të çmenduri?1

Duke qënë se deri më tashti shteti I Izraelit vetëm është shpërblyer dhe është mbrojtur nga gjithë bota sa herë ka bërë çmedurira të tilla, ata tashmë janë të vetëdijshëm se nëse vazhdojnë në këtë mënyrë sërish bota do vazhdojë jo vetëm të bëjë sehir, ashtu si po bën me rastin e përdhunimeve, torturave dhe vrasjeve të të burgosurve nga ana e ushtrisë së “moralshme” Izraelite.

Por në këtë mënyrë aleatët dhe armiqtë vetëm do presin gjëra edhe më të këqija pa ndërhyrë për të parandaluar këto të këqija.
Prandaj i vetëdijshmë për këtë Izraeli po vepron si një shtet fashist genocidial dhe racist për të imponuar vullnetin e tij të tepruar jo vetëm mbi palestinezët dhe gjith botën arabe dhe Iranin, por në veçanti mbi aleatët e tij botërore dhe gjith institucionet ndërkombëtare.

Dhe strategjia që Izraeli ka zgjedhur të përdorë që gjatë tentativës së themelimit të shtetit të tij e deri në ditët e sotme e gjeni të shpjeguar në librin “33 Strategjitë e luftës” nga Robert Green ku ai në kapitullin e mbrojtjes shkruan “ Krijimi i një pranie kërcënuese duke pasur një reputacion agresiv me prekjen e çmendurisë do të parandalojë që armiqtë tuajt’ju sulmojnë. Ata nuk do të sulmonin një person që merr armikun me vete nëse bie”.

Por tashmë kjo taktikë dhe strategji e shtetit genocidial të Izraelit ka hasur në një kundër taktikë që nuk e ka pritur dhe paramenduar. Ka hasur në luftën e Hamasit dhe të Hezbollahut si dhe në kundërpërgjigjen e Iranit.
Dhe kështu gradualisht kësaj strategjie të një të çmeduri po i vjen fudi ngadalë. Kësaj i thonë që më në fund “ Izraeli paska hasur në një hundlesh”

Por ajo që është më interesantja në gjithë këtë çmenduri, dhe e them gjithë pasi edhe bota e tërë po merr pjesë në këtë çmenduri genocidiale duke mos lëvizur as gishtin, e duke mos thënë asnjë fjalë, më së miri e ka shprehur para disa ditësh një klerik i lartë islamik në Arabi Saudite “ Gjith bota myslimane sunite po pret me padurim që një shtet shiit të hakmerret për vdekjen e një udhëheqësi sunit”.

Shpërndaje