Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë ka hapur një hetim për “krime lufte” në territoret palestineze.
Sipas kryeprokurorit të gjykatës, Fatou Bensouda, ekziston një bazë e arsyeshme për të filluar një hetim mbi situatën në Palestinë.
Ndërsa autoritetet palestineze kanë duartrokitur nismën e gjykatës, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se kjo “është një ditë e zezë për të vërtetën dhe drejtësinë”.
Sipas Gjykatës Penale, hetimi ka për qëllim “dhënien fund të mosndëshkimit për kryerësit e krimeve”
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj vendimit duke thënë se Gjykata e Hagës po përpiqet të shënjestrojë Izraelin padrejtësisht.