Izolohen zonat turistike, ndërpritet komunikimi i Thethit me Shkodrën, turizmi drejt dështimit…

Shpërndaje

Bora ka izoluar zonat turistike dimërore. Thethi nuk ka komunikim me Shkodrën Lëpusha mbetet ne errësirë prej dy javësh.

Nuk ka zgjatur shumë komunikimi i Thethit me Shkodrën.

Rruga në drejtim të këtij fshati turistik është bllokuar sërish nga Qafa e Thorës për në brendësi të tij. Pamjet që vijnë nga kjo zonë tregojnë situatën e vështirë.

Firma e kontraktuar për hapjen e këtij aksi nga autoriteti rrugor shqiptar, po përballet me vështirësi dhe e ka të pamundur të çajë trashësinë e dëborës që ka veshur rrugën e re.

As investimi i kryer nga qeveria shqiptare nuk e shpëtoi këtë zonë turistike nga historia e bllokimit në stinën e dimrit, duke bërë që edhe për këtë sezon turizmi dimëror të shkojë drejt dështimit.

Turistët që më së shumti të huaj, marrin përsipër sfidën për të vizituar Thethin gjatë dimrit.

Ata  duhet sërish të ecin në këmbë, pasi në të kundërt është i pamundur komunikimi. Por rreziku mbetet i lartë pasi ortekët që bien mbi rrugë mund të rezultojnë fatale për jetën e tyre.

Ndërkohë, në zonën tjetër turistike atë të Lëpushës prej dy javësh mungon energjia elektrike, për pasojë turistët largohen nga bujtinat edhe pse mund të kenë rezervuar.

Në Panarit është e njëjta situate e vështirë për shkak te bores qe arrin deri ne 1 metër e gjysmë.

Banorët e bllokuar kane nisur hapjen e rrugëve me lopata, pasi kanë probleme me furnizimin me ushqime.

Deri tani ata nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga autoritetet.

Shpërndaje