Ndryshe nga javët të kaluar, këtë fundjavë gjithë vendi do te jete ne izolim total me te zgjatur. Kjo masë e re e marrë pak ditë më parë nga qeveria, ka bërë qe qytetaret të dynden në tregjet ushqimore.
Edhe pse të shumtë në numër bleresit kane zbatuar rregullat duke mbajtur distancën.Qytetarët jane shprehur se këto masa janë të nevojshme për tu mbrojtur nga virusi.
Ndërkohë tregtarët jane ankuar së këto dy ditë izolimi do të kenë pasoja negative.
Ndalimi i qarkullimit të qytetarëve do te nise këtë të premte në orën 17:30 e do te zgjase deri të hënën e 20 prillit në orën 05:00 te mëngjesit.