Izolim total i Shqipërisë, mbyllen kufijtë me të gjitha shtetet…

Shpërndaje

Siç u njoftua, duke nisur nga dita e sotme më 15 mars, Shqipëria do të izolohet totalisht duke mbyllur kufijtë me të gjitha shtete fqinje. Kryeministri Rama lajmëroi se do të mbyllen të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Kosova, Mali i Zi, Greqi dhe Maqedonia e Veriut. Ai ka shkruar që kufiri tokësor i Shqipërisë do të jetë vetëm për transportin e mallrave.

“Nga nesër, e dielë 15 mars në mesnatë, ora 00.00, të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia, do të mbyllen për të gjithë udhëtarët me autobus, mikrobuz apo veturë! Kufiri tokësor i Shqipërisë do të qëndrojë kudo i hapur vetëm për transportin e mallrave. Frikë aspak, kujdes po!”, shkruan Rama.

Kujtojmë që prej dy ditësh, kryeqyteti, por edhe disa qytete ndodhen në shtetrrethim, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama. Këto masa janë marrë për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Deri tani në Shqipëri kemi 38 të prekur nga ky virus ku një prej tyre ndërroi jetë.

Shpërndaje