Gëzuar Muajin e Madhërishëm të Ramazanit!
Me rastin e fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta duke ju dëshiruar agjërim të lehtë, harmoni, qetësi shpirtërore dhe begati në familjet tuaja.
Uroj që në këtë muaj të shenjtë, si muaj i mirëkuptimit, afrimit dhe solidaritetit mes njerëzve të mbizotërojë paqja dhe harmonia mes secilit.
Në këtë muaj Zoti hap dyert e mëshirës për të gjithë ata të cilët e kryejnë këtë adhurim më përkushtim e devotshmëri.
Zoti i gjithëmëshirshëm, na pranoftë dhe na i lehtësoftë ditët e agjërimit dhe sakrificat.
Në foto – Xhamia e vjetër e Parrucës.