Të dashur qytetarë të Qarkut Shkodër,
Shqipëria është vend i bekuar, shtëpi e njerëzve të mirë dhe të ndershëm. Të majtë e të djathtë, shumica e heshtur, po ngrihen si asnjëherë më parë për t’i dhënë fund përbuzjes dhe arrogancës.
Të kaluarën nuk mund ta ndryshojmë, por të ardhmen më të mirë mund dhe do ta ndërtojmë së bashku, në vendin tonë. Të rinjtë shqiptarë nuk kanë pse presin më shumë për ta përjetuar ndryshimin.
Koha për ta bërë ndryshimin është të dielën!
Koha është tani!
Edhe pak ditë, na udhëheq shpresa dhe besimi i përbashkët për një të ardhme më të mirë, pas 25 prillit do të na udhëheqë guximi e dedikimi për t’i bërë fjalët realitet, për t’i prirë ndryshimit që ne të gjithë kërkojmë.
Ndaj mëngjesin e së dielës, le te bashkohemi drejt kutive të votimit, duke përkrah ofertën e re politike, brezin e ri të politikës.
Ne duam dhe zotohemi ta bëjmë të mundshme që secili i ri dhe e re, perspektivën ta shoh këtu. Për këtë na duhet mbështetja masive e juaj për ta siguruar një shumicë dërmuese parlamentare, me të cilën do të jemi në shërbimin tuaj.
Ne nuk duhet të jemi vëzhgues në momente si ky, ndaj ju lus që më 25 prill secili ta tregojë dashurinë e vet ndaj Shqipërisë, duke votuar.
Sot gjej rastin të falenderoj edhe njëherë cdo grua e cdo burrë, që në fshat e në qytet, në çdo cep të Shqipërisë, po e bëjnë të mundur ndryshimin e nevojshëm që vjen me 25 prillin.
Ashtu siç kam marrë bekimin e prindërve të mij, ashtu shpresoj që me bekimin e vullnetin tuaj të arrij të ju shërbej me vendosmëri, mirënjohje e sinqeritet.
Së bashku do të jemi krenarë me ndryshimin që do të ndodhë në Shqipëri.
Të dielën dilni masivisht dhe votojeni numrin 9 – Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim.
Shihemi më 25!