Kandidatja e Partisë Demokratike për Qarkun Shkodër Izmira Ulqinaku ka zhvilluar një takim me Myftiun e Shkodres Imam Muhamed Sytari! Bisedë e sinqertë dhe këshilla frytdhënëse e ka cilesuar takimin Kandidatja Ulqinaku!
Mësohet se Sytari ka këshilluar Ulqinakun por edhe politikanët në tërësi që të qëndrojë më afër njerëzve e në vecanti të varfërve të cilët kanë nevojë për dorën e institucioneve dhe politikave gjithpërfshirëse!
Myftiu i Shkodres ka qenë i prerë teksa ka kërkuar më shumë vemendje ndaj të semurëve, shtresave të varfëra dhe cdokujt që ka nevojë!
Statusi i kandidates Izmira Ulqinaku:
“Nder dhe privilegj takimi me Myftiun e Shkodrës, Imam Muhamed Sytari.
Bisedë e sinqertë, frytdhënëse e këshilla të vyera nga një burrë i mençur.
Mirënjohje për çdo gjë që Myftinia dhe Imam Sytari bëjnë për Shkodrën. ” shkruan Ulqinaku.