Kënaqësi të ndaja disa momente me intelektualin shkodran, Adnan Mukën, të birin e Sheuqet Mukes, veprimtarit intelektual e atdhetar, që si shumë shkodranë vuajti persekutimin gjatë komunizmit.
Shefqet Muka, një figurë e njohur e arsimit në Shqipëri, u burgos katër herë gjatë jetës së tij. Në periudhën e komunizmit kaloi afro 20 vite në burgun e Shkodrës dhe atë të Burrelit.
Adnani, i cili njohu vuajtjet në internim që në fillimin e vitit 1945, kur ishte vetëm 10 vjeç, vazhdon akoma sot të hulumtojë në arkiva mbi fatin e ish të burgosurve dhe të përsekutuarve politikë të regjimit komunist.
Krenari e mirënjohje! 🙏🏻