Kishim kënaqësinë të takonim mjekët e nderuar të qytetin tonë.
Të dashur miq,
Ne angazhohemi dhe u garantojmë gjithë shqiptarëve se do të bëjmë një ndryshim në shëndetësi, që do te sjellë një jetë më të shëndetshme dhe me cilësore për të gjithë, pa përjashtim. Që të ecim përpara, e keqja duhet të largohet, që të përparojë ekonomia, që të
Përmirësohet dhe zhvillohet shëndetësia.
Sepse kur rënkon i gjithë vendi, të gjithë jemi sëmurë. Kur vendi ynë lëngon, nuk mund të ringrihet dot shpejt nga goditje si ajo e tërmetit.
Ndaj, në fillim, duhet të shërojmë vendin, për t’u bërë edhe vetë mirë.
Për këtë arsye, Partia Demokratike ka prezantuar një plan shëndetësie që do ta ndryshojë Shqipërinë.
Për Planin tonë të shëndetësisë, ne u qëndrojmë të njëjtave parime si me planin e ekonomisë: një plan serioz dhe të zbatueshëm.