Të dielën që vjen, secili nga ne, ka në dorë të vendosë për rininë, për të ardhmen e për Shqipërinë!
Unë vetë jam e re. Jetën kam zgjedhur ta ndërtoj këtu, në vendin tim. Edhe këtë fushatë forca më e madhe e besimi më i fuqishëm më vjen nga të rinjtë.
Politika është mision dhe vetë misioni i politikës sot duhet të jetë: mundësi e siguri për të ARDHMEN, për RININË!
Kemi hyrë në javën më të rëndësishme ndoshta të këtyre 30 viteve. Çdokush që ka të drejtën e votës, duhet të marrë në dorë fatet e vendit. Shqipëria, varet nga ju! Ndryshimin e bëni ju!
Me 25 prill, bashkohu! DIL dhe VOTO!