Kënaqësi shumë e madhe të ndanim mendime mbi zhvillimin e universitetit “Luigj Gurakuqi” me pedagogët e nderuar të Shkodrës.
Arsimi është baza e shoqërisë tonë.
Suksesi i fëmijëve tanë, është suksesi ynë. Nëse ata nuk ia dalin, ne jemi të dështuar. E ardhmja jonë vihet në pikëpyetje.
Partia Demokratike ka punuar me specialistët më të mirë të arsimit, si nga Shqipëria, edhe nga jashtë vendit, për t’i dhënë Shqipërisë një plan pune konkret që do të ndryshojë rrënjësisht sistemin tonë arsimor dhe përfitimet për të rinjtë tanë.
Më 25 prill, fiton rinia, e ardhmja e Shqipërisë sonë.