Erdhi në Shkodër, i trembur nga çdo fishkëllimë që i vinte majtas e djathtas!
U viktimizua duke përmendur nënën e tij të ndjerë… Jo Edi, shkodranët nuk merren me të vdekur! Shkodranët e kanë me ty!
U lut për një mandat të tretë duke premtuar mrekullira!
Në 8 vite diskriminoi Shkodren si askush tjetër, e tashmë vjen me falje e premtime boshe! Por Jo, Shkodra e ka vuajtur përçmimin e diskriminimin e Edi Ramës dhe çdo urrejtje që ai ka për Shkodrën!
Foli për shit-blerje të votës! A i ka pyet vallë kandidatët e tij se cfarë metode po përdorin për të marrë vota lista e importuar e tij?!
Me 25 Prill, shkodranët si kurrë më parë do t’i japin Edi Ramës atë që meriton! Do t’ia kthejnë “kusurin” që i kanë! Do ta përcjellin nga Shkodra me 0 vota!
Shkodra don demokracinë dhe lirinë, ndërsa urrejtjen e Rilindjes nuk e pranon! Shkodra është pro zhvillimit e kundër përçmimit që Edi i dedikoi në 8 vite!
Me 25 Prill, Shkodra, Partia Demokratike dhe e gjithë Shqipëria do ta shporrin Edi Ramën dhe bandën e tij!