Izmira Ulqinaku akuza të forta ndaj OSHEE Shkodër…

Shpërndaje

Vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje në OSHEE Shkodër!

Qytetarët pa energji elektrike, sa herë ka reshje shiu e dëbore.

Njësia Administrative Rrethina dhe disa fshatra përreth saj, ka tre ditë që ndodhen në mungesë të plotë të energjisë elektrike.

Edhe pse është telefonuar disa herë operatori, nuk është marrë asnjë masë. Tash 6 vite që banorët vuajnë mungesën e elektricitetit çdo vjeshtë e dimër; ndërkohë asnjë nga teknikët nuk shkon të evidentojë ndonjë defekt, por leshojnë me papërgjegjshmëri deklarata naive duke mos informuar me saktësi qytetarët.

Kjo është fryma e Rilindjes dhe e Edi Ramës, e cila i lë shqiptarët në mëshirë të fatit. Në zonë ka familje me femijë të vegjël, familje me pleq të sëmurë, të cilët e kanë jetike energjinë elektrike.

Në institucionet e shërbimit, siç është edhe OSHEE, mungon dëshira për të punuar, humanizmi e solidariteti sepse drejtuesit e tyre janë ushtarët e bindur të Edi Ramës, të cilët frymëzohen nga kryekrimineli kryeministër për të torturuar qytetarët.

I bëj thirrje OSHEE Shkodër të marrë menjëherë masat e nevojshme në mënyrë që qytetarët e Shkodrës të mos vuajnë asnjë minut më tepër mungesën e energjisë elektrike!

Shpërndaje