Izmir Smajlaj konfirmon formën e tij të shkëlqyer, në prag të Olimpiadave që do të zhvillohen këtë vit.
Ish-kampioni i Europës në sallë të mbyllur dhe rekordmeni shqiptar në kërcim së gjati kryesoi në disiplinën e tij mitingun ndërkombëtar të Bratislavës, në Sllovaki.
Shkodrani ishte protagonist i një rezultati shumë të mirë, 7.90, që i vlejti edhe vlerësimin si atleti më i mirë të mitingut.