4987 gjoba janë vendosur nga Policia Rrugore përgjatë fundjavës për shkelje të rregullave të qarkullimit.
198 patenta janë pezulluar, nga të cilat 127 për tejkalim shpejtësia, 69 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 2 për qarkullim në sens të kundërt.
Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë 28 shoferë, 17 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 11 të cilët nuk kishin patentë.
Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga publikimi në rrjete sociale, i një videoje ku shfaqeshin dy automjete tip “Nissan” dhe “Audi” që po bënin gara shpejtësie në Unazë të Madhe, në kushte të errësirës dhe të fluksit shumë të lartë të automjeteve, duke u bërë rrezik potencial për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesve të automjeteve, konkretisht drejtuesin e automjetit tip “Nissan”, shtetasin E. M. dhe drejtuesin e automjetit tip “Audi”, shtetasin M. Sh., të cilët i ka ndëshkuar administrativisht me nga 20.000 lekë të rinj secilin.
Gjithashtu, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve parandaluese për përdorimin e alkoolit, në rrugën “Sadik Petrela”, kanë konstatuar një shtetas që po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit.
Gjatë kryerjes së veprimeve policore, dMinistri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se mbi 133 mijë doza të vaksinës AstraZeneca që ishin donacion nga Norvegjia janë hequr nga administrimi pasi u ka skaduar afati i përdorimit.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se të mërkurën janë hequr 133,234 vaksina AstraZeneca, pjesë e donacionit nga Norvegjia, të cilave u ka skaduar afati në fund të muajit gusht.
Vitia ka thënë në një konferencë për media se skadimi i afatit të tyre ishte paralajmëruar kohë më parë, ndonëse siç ka thënë, ka pasur dezinformata lidhur me këtë.
“Sot janë hequr 133,234 vaksina nga kompania AstraZeneca pjesë e donacionit nga Norvegjia të cilave u ka skaduar afati. Si MSH qysh ne fillim kemi lajmëruar se afati i tyre është 31 gushti i këtij viti. Pavarësisht kësaj ka pasur shumë dezinformata përfshirë këtu edhe nga deputetë të Kuvendit të Kosovës, për afatin e këtyre vaksinave. Kjo ka ndikuar dukshëm në uljen e interesimit të qytetarëve për të marrë këtë vaksinë, deri në refuzim për marrjen e tyre. Ne nuk jemi në situatë kur duhet zgjedhur vaksinë. Një pjesë e madhe e vendeve të rajonit nuk e kanë pasur mundësinë e zgjedhjes dhe janë vaksinuar edhe me vaksina jo të certifikuara me EMA dhe FDA, për ne sigurimi i vaksinave është parësore prandaj nuk kemi pasur kompromis në këtë drejtim dhe nuk do të kemi as në të ardhmen”, ka thënë Vitia.
Ai ka shtuar se ka mjaftueshëm vaksina dhe se nuk do të lejojnë që stoqet të mbesin pa vaksina.
“Kemi mjaftueshëm vaksina dhe nuk do të lejojmë në asnjë moment që stoqet tona të mbesin pa to. Në fund të kësaj jave ose në fillim të javës tjetër të marrim 150,000 vaksina nga Gjermania dhe një javë më pas, edhe 100,000 të tjera nga Italia. Edhe këto vaksina janë AstraZeneca me afat deri në nëntorin e këtij viti, por gjithashtu presim në fillim të javës tjetër të vijnë edhe pjesë tjetër e vaksinave Pfizer përmes COVAX-it nga donacioni i SHBA-së prej 500,000 dozave si dhe mbi 200,000 doza nga kontrata bilaterale që kemi me kompaninë Pfizer dhe të cilat vazhdojnë të vijnë në fillim të çdo jave”.
Vitia shtoi se në fillim të javës tjetër pritet të vijnë edhe pjesa tjetër e vaksinave Pfizer përmes COVAX nga donacioni i SHBA-ve prej 500 mijë dozave, dhe mbi 200 mijë doza nga kontrata bilaterale që kemi me Pfizer.
Ministri ka treguar se ekipet e vaksinimit do të intensifikojnë punën edhe gjatë vikendit filluar nga java e ardhshme.
Deri të mërkurën, në Kosovë janë dhënë mbi 841,000 vaksina kundër koronavirusit.
Në total, 284,269 qytetarë janë vaksinuar plotësisht.
Kosova aktualisht është duke kaluar nëpër një valë të rëndë të pandemisë, me mbi 27,000 raste aktive të të infektuarve.
Dy vaksinat kundër koronavirusit që përdor Kosova, janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.
rejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A. H., 22 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një kartëmonedhë me prerje 5000 lekë të rinj, me qëllim shmangien e testimit për alkool. 22-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”