Së shpejti flotës së autoambulancave të Qarkut të Shkodrës pritet ti shtohen 5 autoambulanca moderne me zero kilometra, prodhim i vitit 2023. Ato tashmë kanë mbërritur në Shkodër.Janë autoambulanca moderne të pajisura me mjetet jetë-shpëtuese, defribilator, bombula oksigjeni dhe aspirator. Dhurimi i tyre është bërë nga Organizata Humanitare Ndërkombëtare “Islamic Relief” dhe secili automjet kap vlerën e 7.3.milion lekëve të reja.
Me këtë investim për përforcimin e flotës së autoambulancave do të fuqizohet kështu sistemi shëndetësor dhe do të përmirësohet koha e pritjes së urgjencës dhe cilësia e shërbimit. Këto autoambulanca do të shpërndahen në spitalet rajonale të Qarkut të Shkodrës, për të përmirësuar kapacitetet aktuale. Në total janë 7 të tilla të dhuruara , 5 prej të cilave për qarkun e Shkodrës dhe dy të tjera në Peshkopi dhe në Gramsh.
Nga 5 që përfiton qarku i Shkodrës dy autoambulanca do ti dhurohen Spitalit të Shkodrës, 1 Spitalit të Koplikut, 1 Vau Dejësit dhe 1 autoambulcancë do të shkojë për Spitalin e Pukës.Shpërndarja e tyre pritet të bëhet diku nga fundit i Dhjetorit, para Bashkisë Shkodër përmes një ceremonie zyrtare ku mendohet se do të jetë e pranishme edhe Ministrja e Shëndësisë.Me shtimin e numrit të autoambulancave tashmë do të jetë më e lehtë shpejtësia për të gjithë thirrjet për shpëtimin e jetëve.