Një 26 vjeçare e shpallur në kërkim për veprën penali “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” është vënë në pranga në Vlorë.
Në vitin 2017 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar 26-vjeçares masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Vlorë
Policia Kufitare ka bërë kapjen e shtetases në kërkim Sh.A.,
26 vjeçe, banuese në Fier.
Ndalimi i saj u bë pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kjo shtetase
ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve,
pasaportave ose vizave”.
Në vitin 2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar 26-vjeçares masën e
sigurisë “Arrest në burg”.
Sarandë
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A.P., 44 vjeç,
banues në fshatin Borsh.
Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë Sarandë-Borsh, pasi ky shtetas u kap duke
drejtuar motomjetin pa leje drejtimi përkatës.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.