“Ishte një gafë shumë e rëndë”, gazetari i kthehet Lleshajt pas deklaratës së ‘habitshme’ nga Libani për riatdhesimin e të miturve

Shpërndaje

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po zhvillon një vizitë në Liban, ndërkohë që ka dhënë edhe detaje lidhur me përpjekjet për të riatdhësuar gratë dhe fëmijët të mbetur në kampin e Sirisë.

Gjatë intervistës së tij Lleshaj tha se: “Une nuk e kam detyre ligjore të riatdhesoj fëmijet shqiptare në kampin Al Hol. Po e bej për humanizem.”

Kjo u cilësua si një gafë shumë e rëndë nga gazetari Taulant Kopliku, i cili tha se kjo ishte shumë e rëndë dhe se ministri duhet të tregojë edhe për biletën dhe shpenzimet nëse i ka bërë në mënyrë personale.

Debati nisi me ish-deputetin demokrat Agron Shehaj, i cili e akuzoi Lleshajn se e ka për detyrë ta bëjë një gjë të tillë dhe pse sipas tij i kanë lënë shqiptarët në mëshirë të fatit.

Sipas ministrit Lleshaj, shteti ka bërë maksimumin për shqiptarët në Siri dhe për këtë arsye ai ka shkuar për herë të dytë në Liban.

Lleshaj: “Mos u bëj cinik”; Shehaj: Ata janë shtetas shqiptarë ministër, duhen ndihmuar dhe e keni për detyrë t’i ndihmoni

Lleshaj: Qan tani kot këtu por je vonë, vajtim i shtirur, unë kam ardhur për arsye humanitare, s’vi se e kam detyrim ligjor.

Shehaj: E ke mo si se ke, detyrim ligjor e ke, çfarë thua kështu.

Lleshaj: Po rri se nuk më intimidon ti mua, kot nuk do vija dy herë këtu. Rasti i Alvin Berishës është bërë në bashkëpunim nga italianët dhe ne. Unë personalisht e kam pritur Alvin Berishën. Po s’dua të marr kredite. Se realizimi është të bëjmë punën të realizojmë misionet, s’do bëj shoë me këto gjëra. Di që jemi angazhuar maksimalisht, po se ku do shkojmë një Zot e di, ishalla aty ku duam.

Shpërndaje