Ishte kthyer nga Italia, konfirmohet një tjetër rast koronavirus në Qarkun Shkodër

Shpërndaje

Është rritur numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Mësohet se një tjetër person është konfirmuar me Covid-19 në qarkun e Shkodrës.

Bëhet fjalë për një person nga Bashkia e Vau Dejes i cili ka pasur histori udhëtimi në Itali. Ai është rikthyer në vend para 12 ditësh. Pacienti me koronavirus u nis për tek Infektivi më Tiranë.

Kështu numri i personave të konfirmuar me Covid-19 në rrethin e Shkodrës shkon në gjashtë. 

Shpërndaje