Ish polici në kërkim të drejtësisë, prej 5 vitesh është i papunë…

Shpërndaje

Ky është Ruzhdi Bajrakurti, një ish polic në Shkodër i cili prej 5 vitesh është i papunë. Shkak u bë një procedim i tij në 2019-ën për ndërtimet pa leje gjatë kohës kur shërbente në postën e Velipojës. Ende pa u bërë një vit, prokuroria pushoi çështjen duke bërë që Bajrakurti të jetë i pafajshëm madje duke marrë edhe kompensim monetar për ditët e qëndrimit në paraburgim. Pavrësisht kësaj drejtoria e standardeve në policinë e shtetit e përjashtoi ish efektivin Bajrakurti vetëm 15 ditë pas arrestimit të tij duke shkelur ligjin e policisë së shtetit dhe rregulloren e disiplinës dhe duke vepruar me standard të dyfishtë sepse shumë efektivë të tjerë të arrestuar fillimisht janë pezulluar.

Ish polici Bajrakurti prej 4 vitesh ka depozituar në Gjykatën Administrative të Apelit një kërkesë për rikthimin në punë por dosja e tij ende nuk është marrë në shqyrtim edhe pse kanë kaluar 4 vite ndërsa një apel ka edhe për policinë e shtetit dhe Avokatin e Popullit.

Bajrakurti u procedua në 2019-ën me prova fiktive të vërtetuara më pas nga Prokuroria e Shkodrës. Ndërtimet pa leje ishin shkruar në procedim sikur ndodheshinn në fshatin Rrjoll por në të vërtetë rezultuan në plazhin e Velipojës ku ish polici nuk e ka mbuluar asnjëherë si zonë dhe kjo vërtetohet edhe nga grafiku i punës i postës së policisë të Velipojës.

Ruzhdi Bajrakurti ka shërbyer për mbi 30 vite në policinë e shtetit dhe tashmë prej 5 vitesh ka mbetur i papunë për shkak të një procedimi të padrejtë nga ku doli i pafajshëm. Pavarësisht kontributit të tij 30 vjeçar jo vetëm se u përjashtua brenda 15 ditësh duke shkelur rregulloren por asnjëherë deri më sot nuk u rikthye në punë edhe pse doli i pafajshëm ende pa u bërë viti.

Shpërndaje