Kryeministri Edi Rama është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel.
Ai tha se lideri real i Partisë Demokratike është Sali Berisha dhe jo Lulzim Basha, duke theksuar se vetëm me një postim të Berishës, Basha ikën nga posti që mban.
“Nuk kam ardhur këtu për të përfaqësuar një palë, por jam kreu i një pale. Publiku do të gjykojë jo ti. Ish kryeministri lideri real i partisë Sali Berisha, nëse bën një postim që ta heqë Lulin nga posti, Luli del nga godina e shqupit të nesërmen. Ai bën thirrje mos u vaksinoni se është vdekjeprurëse. Kjo është e lidhur me një moment kyç të jetës sonë që lidhet me shëndetin domosdoshmërinë. Ky që është Gjinua nuk e hap gojën, ka ditë që flet e flet sikur s’ka pandemi nuk ka rënë tërmet nuk janë sfida të mëdha që ndikojnë drejtpërdrejt, por flet se jemi në vitin 2009 2005 1992, do t’ju bëj këtë do t’ju jap këtë. Veç dezinformimeve që kanë munguar asnjë fjalë për tërmetin, ai është në autobus. Nëse ata e marrin detyrën e vaksinimit dhe rindërtimit nuk do të vazhdojnë siç e kemi vazhduar ne”, tha Rama.