Ish-efektivi i RENEA mohon krimin: Shkuam për t’i ndaluar por ata qëlluan…

Shpërndaje

Ish-efektiv i RENEA-s Arbër Papleka, autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan pas dorëzimit në polici është shprehur  se ka qëlluar për vetëmbrojtje dhe nuk kishte qëllim të ekzekutonte aktivistin e PS.

Bëhet me dije, nga burime të ABCNews se Papleka ka thënë se personat që po lëviznin me makinën me para dhe karta identiteti fillimisht kanë qëlluar me arme ndaj tyre, pasi i kanë ndaluar për ti denoncuar në polici.

Ndër të tjera theksohet se Papleka, në deklaratën e dhënë  nuk ka pranuar të ketë qëlluar me dashje në drejtim të Xhuvanit dhe ka thënë se e gjitha ka filluar pas një denoncimi për shpërndarje parash.

“Ne shkuam për ti ndaluar se morëm një denoncim që një makinë shpërndante para. Shkuam për t’i ndaluar por ata qëlluan me armë zjarri ndaj nesh,”- ka thënë Papleka sipas ABCNews.

Shpërndaje