Ish-drejtori i Vllaznisë turku Firat mund të emërohet trajner i Cristiano Ronaldos…

Shpërndaje

Ish-drejtori sportiv i Vllaznisë, turku Engin Firat mund të marrë drejtimin e Al-Nassr në Arabinë Saudite.

Trajneri aktual i Kombëtares së Kenias në Afrikë, është përmendur nga mediat në lindjen e mesme, sipas të cilave, ai mund të pasojë në këtë detyrë Rudi Garcia-n i cili u shkarkua nga nga klubi pak ditë më parë për shkak të rezultateve të dobëta.

Firat ka punuar për më shumë se 1 vit në Shkodër në kohën kur klubi menaxhohej nga Suad Lici në rolin e administratorit.

Ai ka arritur disa rezultate interesante, ndërsa pas largimit nga vendo jonë ai mori drejtimin e Moldavisë e më pas të Kenias.

Shpërndaje