Ish-Deputetja Ulqinaku: “Forca e krimit në Shkodër si kurrë më parë”!

Shpërndaje

Deklaratë e ish-deputes Izmira Ulqinaku:

Forca e krimit në Shkodër si kurrë më parë! Vazhdon saga e përplasjeve.
Qyteti është nën presion e gjithë frikë!
Digjen automjetet në mes të qytetit dhe ngjarja mbulohet e fshihet!

Shteti ka rënë!

Ndërkohë që sipas Kryeministrit, OFL dhe anti-KCK po bëjnë punë në mënyrë të shkëlqyer, bandat procesojnë në qytete të lira e të pashqetësuara.
Ku është Policia e Shtetit?!
Ku është Ministria e Brëndshme?!
Po paguhen me taksat tona, ndërkohë që nuk funksionojnë sipas ligjit, por si zyra avokatie të kriminelëve!
Përsa i përket Edi Ramës, i cili nuk ka bërë kurrë punën kryeministrit, por të këngetarit e të aktorit ordiner, nuk kam çfarë i kërkoj tjetër por IK dhe liro Shtetin nga llumi ku po e zhyt dita ditës.

Rama Ik

Shpërndaje