INTERVISTA: Agron Çela reagon pas largimit nga partia e Ilir Metës…

Shpërndaje

Agron Çela largohet zyrtarisht nga Partia e Lirisë. Deputeti i zgjedhur në qarkun e Shkodrës deklaroi në një intervistë për “5pyetjet.al” se e ka mbyllur kapitullin me partinë që drejton Ilir Meta.

Për arsyet nuk foli, por për të ardhmen po. Ai nuk e mohoi kalimin me PS-në, kur tha se ka oferta, por absolutisht nuk e hedh poshtë mundësinë që të bashkohet me socialistët.

Zoti Çela mesa duket viti i ri do ju gjejë më ndryshime?

Besoj se viti i ri vjen me ndryshime. Nga Partia e Lirisë jam shkëputur, por vendimet e reja do të merren më vonë.

A keni ndonjë peng nga mbyllja e kapitulli me Partinë e Lirisë?

Nuk kam asnjë peng. Jam i realizuar në cdo gjë.

Si e priti zoti Meta?

Nuk e di si e ka pritur por u uroj edhe atyre mbarësi.

Kush do të jetë e ardhmja tani?

Unë jam shumë korrekt, kam mbyllur një lëvizje me Partinë e Lirisë, po shikoj rrugë të tjera. Kam shumë oferta nga parti të tjera.

A e mohoni një kalim me PS-në?

Absolutisht nuk e mohoj.

Çfarë përgjigje keni për ata që thonë se ju do të jeni vendimtar në kandidaturën e zotit Beci që PS të fitojë për herë të parë bashkinë e Shkodrës?

Nuk jam njeri që dora ime bën gjithçka, por është Shkodra që vendos. Por rasti u tregua me Bardh Spahinë, që i dhamë fitoren.

Shpërndaje