Interes për profesionistë/ Shkolla Industriale “Arben Broci”, bashkëpunim të ngushtë me bizneset…

Shpërndaje

Sektori i biznesit po shpreh një interes të lartë për nxënësit e shkollave me karakter profesional, në mënyrë që t’i mundësojë atyre punësim në sektorët për të cilët ata specializohen.

Kërkesa e tregut për forca të kualifikuara të punës ka qënë e lartë në shkollën industriale “Arben Broci”, shprehet Nesti Kiri, mësues i lëndëve profesionale të elektroteknikës sipas të cilit , një pjesë e nxënësve janë punësuar në sektorë të ndryshëm privat.

Kiri ka edhe një mesazh për të gjithë të rinjtë të cilët synojnë të largohen jashtë vendit.

Shkolla industriale “Arben Broci” në Shkodër, njihet për fokusin e saj në përgatitjen e të rinjve me aftësi praktike që janë të nevojshme në tregun e punës.

Shpërndaje