Instagrami nuk ndalet me risitë! Në rast të një problemi me aplikacionin tundni telefonin, ja çfarë do të shfaqet…

Shpërndaje

Shefi i Instagramit, Adam Mosseri theksoi se kompania ka shtuar dy veçori të reja që përmirësojnë përvojën e përdoruesit.

Një nga veçoritë përfshin opsionin për të “dridhur telefonin në mënyrë agresive”, i cili do t’i lejojë përdoruesit të raportojnë problemin më shpejt.

Nëse po përdorni aplikacionin dhe nuk funksionon siç është menduar, tundni telefonin ndërsa aplikacioni është i hapur dhe në ekran do të shfaqet një mesazh: “A ka ndonjë problem?”, me opsionin për ta raportuar.

Funksioni do t’i ofrojë Instagramit reagime për ta ndihmuar atë t’i japë përparësi korrigjimeve të gabimeve. Përdoruesi do të jetë në gjendje të shpjegojë saktësisht se çfarë ndodhi, si u gjend në një situatë të caktuar dhe ekipi i Instagramit do të merret me problemin.

Një tjetër veçori e re, e publikuar nga Instagrami, është ajo që Moseri e karakterizoi si “më në fund”: aftësia për të fshirë një imazh. Kjo është një veçori që përdoruesit e kanë kërkuar për një kohë të gjatë.

Funksioni carousel aktualisht është i disponueshëm vetëm për iOS, ndërsa të gjithë përdoruesit e Instagramit në SHBA mund ta tundin menjëherë telefonin për të raportuar një problem, pavarësisht platformës.

Shpërndaje