Instagram, filtra të rinj kontrolli te “përmbajtjet e ndjeshme”…

Shpërndaje

Vitin e kaluar, Instagram shtoi një mënyrë për përdoruesit që të filtronin disa lloje përmbajtjesh “të ndjeshme” nga Explore tab. Tani Instagram po e zgjeron këtë funksion, duke u dhënë mundësinë përdoruesve të çaktivizojnë përmbajtje të tilla te rekomandimet në të gjithë aplikacionin.

Instagram nuk ofron shumë transparencë se si i përkufizon përmbajtjet e ndjeshme, apo cilat janë ato që kanë rëndësi. Kur prezantoi vitin e kaluar funksionin e kontrollit të përmbajtjeve të ndjeshme, kompania i cilësoi përmbajtjet e ndjeshme si “postime që nuk shkelin domosdoshmërisht rregullat tona, por mund të jenë shqetësuese për disa njerëz, si për shembull postime që mund të jenë seksualisht provokuese ose të dhunshme”.

Kontrollet do të aplikohen shumë shpejt te kërkimi, Reels, faqet hashtag, tek “account që mund të ndiqni” dhe te postime që sugjerohen te feed. Instagram thotë se ndryshimet do të aplikohen te të gjithë përdoruesit në javët e ardhshme.

Në vend që t’i lejojnë përdoruesit t’i çaktivizojnë përmbajtje të caktuara, mekanizmat e kontrollit të Instagram parashikojnë vetëm tre funksione: shikimin e më pak përmbajtjeve, një funksion standard dhe një opsion për shikimin e përmbajtjeve më të ndjeshme. Përdoruesit e Instagram më të vegjël se 18 vjeç nuk mund ta zgjedhin këtë funksion.

Në një postim të Help Center shpjegohen në mënyrë më të thelluar kontrollet te përmbajtjet, përshkruhet kategoria e përmbajtjeve që “ndalojnë aftësinë tonë për të krijuar një komunitet të sigurt”.

Sipas Instagram, kjo përfshin:

“Përmbajtje që mund të shfaqin dhunë, si për shembull njerëz që mund të luftojnë. (heqim përmbajtje grafikisht të dhunshme).

Përmbajtje që mund të jenë seksualisht eksplicite apo provokuese, si imazhe njerëzish me veshje transparente (heqim përmbajtje që përmbajnë lakuriqësi ose aktivitet seksual për të rritur.)

Përmbajtje që promovojnë përdorimin e produkteve të caktuara të rregulluara, si duhan apo cigare elektronike, produkte dhe shërbime për të rritur apo medikamente (heqim përmbajtje që synojnë të tregtojnë pjesën më të madhe të produkteve të rregulluara)

Përmbajtje që mund të promovojnë apo të shfaqin procedura kozmetike.

Përmbajtje që mund të synojnë të shesin produkte ose shërbime që mbështeten në deklarata që lidhen me shëndetin, si për shembull promovimi i një integratori për të ndihmuar një person të humbë peshë”.

Në imazhet që shoqërojnë postimet në blog, Instagram vëren se “disa njerëz nuk duan të shohin përmbajtje mbi tema si droga apo armët e zjarrit”.
Siç kemi theksuar kur u prezantua funksioni, mungesa e transparencës së Instragram se si i përkufizon përmbajtjet e ndjeshme dhe vendimi për të mos u ofruar përdoruesve më shumë kontroll të përmbajtjeve është shqetësues, në veçanti vendimi për të grupuar seksin dhe dhunën si “përmbajtje të ndjeshme”.

Nga këndvështrimi ynë, nuk është aspak e çuditshme që një përdorues i cili nuk dëshiron të shohë postime që promovojnë mashtrimet në humbjen në peshë dhe kulturën e dietës do të ishte gjithashtu kundër edhe ndaj fotografive të njerëzve me veshje transparente, ku Instagram duket qartë se do të marrë masa të forta këtu.

Rezultati është një mjet që i fton përdoruesit të çaktivizojnë një grup përmbajtjesh ” për të rritur”, në vend të një mënyre kuptimplote që përdoruesit të shmangin lehtësisht gjërat që nuk do të donin t’i shihnin, ndërsa lundrojnë në algoritmet e Instagram.

Tech Crunch

Shpërndaje