Informacion permbledhes mbi veprimtarine e KMC, ne territorin e Qarkut Shkoder. Dt 16.04.2020.
Vijon hetimi epidemiologjik ne te gjithe territorin e Qarkut Shkoder, me rastet e dyshuara.
Nga NjVKSh, Shkoder, sot u moren edhe 49 mostra te tjera nga kontaktet pozitive te dala nga 104 mostrat e marra ne dt.14 dhe 15, nga te cilet dolen 12 pozitiv.
Ne bashkite Puke, Fushe Arrez, Vau, Dejes dhe M. Madhe, nuk kemi raste te reja covid-19.
Vazhdon gjurmimi dhe hetimi rasteve ne te gjithe rrethin e familjareve dhe te afermeve ne bashkepunim me strukturat e policise te cilat bejne njoftimin e personave per vetekarantinim.
Nga AKU, kane vijuar inspektimet dhe monitorimet, ne tregje, fruta perime furra buke dhe njesi tregtimi ku eshte konstatuar se ka nje rritje te ndergjegjesimit te tregtareve, per masat mbrojtese.
Jane dhene 2 masa administrative per paralajmerim
Ne bashkine Puke jane marre 2 mostra nga pacienta te dyshimte te cilet konsiderohen te aferm te rrethit te infektuarve, nga persona pozitiv jashte rrethit Puke, te dy personat jane asimptomatik. Mostrat jane derguar ne ISHP, Tirane.
Bashkia Shkoder, ka mbeshtetur rreth 70 familje ne nevoje me pako ushqimore dhe higjenike.
Ka vijuar dezinfektimi i ambienteve dhe institucioneve te sherbimit publik, hapesirave publike, trotuareve, pallateve.
Nga policia bashkiake shkoder ne bashkepunim me policine e rendit jane marre masa per zbatimin e Vendimit te KNEC, per disiplinimin e tregjeve.
Nga Spitali Rajonal Shkoder, informohemi se prej ores 08.00 deri ne oren 20.00, jane bere 26 vizita, asnje nuk dyshohet per covid -19.
Nga strukturat e komisariatit te policise Shkoder jane marre gjithsej 126 masa administrative, ndersa nga komisariati policise M.Madhe, jane, marre 5 masa administrative, ndaj kembesoreve qe kane shkelur lejen e qarkullimit, nderkohe vijon sigurimi i ruajtjes fizike te 13 shtetasve qe vazhdojne karantinimin ne ambientin e Konviktit te Tamares.
Ne piken Doganore te H.Hotit, kane hyre rreth 110, udhetar te cilet jane kryesisht shofere te mjeteve te transportit te madhrave.
Nga Dr. Kufirit dhe Emigracionit, informohemi se rreth ores 03.00, te dites sotme eshte paraqitur ne piken e kalimit H.Hotit nje shtetas me banim ne Bushat te Pukes, i cili ka qene duke punuar ne Budva. Ju be i ditur urdheri 240, dt.07.04.2020, per vetkarantinimin e shtetasve, i cili nuk pranoi te shkoje ne Hotel me shpenzimet e veta, aktualisht vazhdon te jete ne zonen neutrale.
Nga Dr. Rajonale e Sherbimit Social Shendetesor, kane perfituar dhe shperndare nga dyfishimi i ndihnes ekonomike, ku ne total ne nivel Qarku, kane perfituar rreth 4746 familje, prej te cilave.
B. Shkoder, 1832, familje.
B. M. Madhe, 863, familje.
B. V. Dejes, 1119, familje.
B. Puke, 473, famlje.
B. F. Arrez, 459 familje.
Ka perfunduar aplikimi per NE per muajin Prill.
Nga KNEC, vijon te ndiqet sistematikisht situata ne te gjithe territorin e Qarkut Shkoder, nen drejtimin e Zv. Ministrit te Brendeshem, Z. Lamadhari ne rolin e Kordinatorit te KNEC.