Infektohet nga koronavirusi Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Bratajt i del testi pozitiv

Shpërndaje

Mjeku është pjesë e Task-Forcës pranë Ministrisë së Shëndetësisë për Koronavirusin, si dhe numri një i angazhuar në Shqipëri në betejën kundër COVID-19. Mësohet se Brataj është karantinuar por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Infektohet nga koronavirusi drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Burime bëjnë me dije se Brataj është një nga pacientët që ka rezultuar pozitiv në testimin e zhvilluar përgjatë 24 orëve të fundit.

Mjeku është pjesë e Task-Forcës pranë Ministrisë së Shëndetësisë për Koronavirusin, si dhe numri një i angazhuar në Shqipëri në betejën kundër COVID-19. Mësohet se Brataj është karantinuar por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Gjithashtu, nuk ka ende një informacion të qartë në lidhje me personat që kanë qenë në takim me Bratajn, përfshirë këtu edhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, apo edhe zyrtarët e lartë të ISHP dhe MSH.  Ndërkaq, Urgjenca Kombëtare është në gatishmëri për të pritur të gjithë të prekurit nga COVID-19.

Shpërndaje