Infektohet gjyqtari i njohur, pezullohen seancat në Gjykatën e Posaçme (Emri)

Shpërndaje

COVID futet në gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit duke pezulluar proceset gjyqësore për ditën e sotme, pasi ka prekur gjyqtar.

Bëhet fjalë për gjyqtarin Sandër Simoni, që ka qenë në 3-4 javët e fundit në disa seanca gjyqësore.

Masat anti-COVID vijojnë në gjykatë, me tunelin e dezinfektimit dhe mbajtjen e maskës, por jo nga të gjithë.

Gjyqtari dyshohet se ka 5 ditë që është infektuar, ndërsa ka nisur hetimi epidemiologjik.

Gjykata e Posaçme dhe SPAK janë në të njëjtën godinë.

Shpërndaje