Kjo është situatë aktuale pranë brigjeve të lumit Kir në afërsi të fshati Kuç në njësinë administrative Gur i Zi. Tonelata mbetjesh inerte hidhen pa kriter në këtë zonë duke u kthyer në një problem mjaft serioz .Depozitimi i mbetjeve të ngurta përbën shqetësim jo vetëm për banorët por po dëmton edhe shtratin e Lumi Kir.
Devijimi i rrjedhës së lumit Kir për shkak të ndotjes që po i bëhet shtratit të tij pasohet nga dëme të mëdha mjedisore. Edhe pse në disa raste ka patur premtime se personat që ndotin këtë zonë duke hedhur inerte do të ndëshkohen me masa administrative gjobë, sporadike kanë qenë rastet kur personat e papërgjegjshëm janë përballur me ligjin.