Parisi zyrtar ka informuar Aleancën Veri-atlantike se nuk do të marrë pjesë në operacionin detar në Detin Mesdhe, pas rezultateve të hetimit për incidentin midis luftanijeve franceze dhe turke, deklaroi sot një zyrtar i Ministrisë së Forcave të Armatosura të Francës.
Zyrtari deklaroi në një letër drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, se Franca kishte bërë katër kërkesa për të sqaruar rolin në operacionin “roje deti”, përfshirë bashkëpunimin e saj me misionin e BE-së që po zbaton embargon e OKB për armët në Libi, transmeton Reuters.