Incident në Vlorë. Ndërpritet ndeshja e Futsales, Flamurtari-Vllaznia. Me rezultatin 1-2 në favor të kuqebluve, tifozëria vendase futet në fushë dhe dhunon futbollistët e Vllaznisë dhe drejtorin teknik, Arben Xhaferi…

Shpërndaje

Flamurtari Futsal-Vllaznia Futsal  1-2(E Ndërprerë)

(Shënues për Vllazninë: Boshti dhe Dani)

Formacioni i Vllaznisë: Masinji, Lekaj, Hyseni, Djepaxhia, Boshti

Java e gjashtë e kampionatit Kombëtar të Futsalës, ka regjistruar një incident të rëndë në fushën e lojës. Bëhet fjalë për ndeshje, Flamurtari-Vllaznia, dy ekipe këto rivale, të cilat edhe në përballjen e fazës së dytë të zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, e mbyllën ndeshjen në barazim, 2 me 2.

Këtë radhë, në ndeshjen e transfertës të zhvilluar sot në pallatin e sportit të qytetit të Vlorës, Vllaznia kishte udhëtuar me objektiv vetëm fitoren, në mënyrë që të merrte pikët e plotë për të vijuar pretendimin e pjesëmarrjes në Kupat e Europës.

Kuqeblutë e nisen lojën me këtë formacion: Masinji, Lekaj, Hyseni, Djepaxhia, Boshti. Një lojë shumë cilësore që në fillim të ndeshjes, e cila solli shumë shpejt golin e avantazhit shënuar nga Boshti.

Më pas, barazojnë vendasit vlonjatë, por është përsëri Vllanzia që merr kryesimin 2-1, falë golit të shënuar nga Dani. Në minutën e dhjetë të pjesës së parë. Këtu, duket se vlonjatët, kanë kuptuar se këtë ardhë kanë të bëjnë me një Vllazni të mirëvendosur në fushën e lojës, e cila ishte e mirëpërgatitur për të marrë fitoren në këtë ndeshje.

Në këto, rrethana, të pakënaqur edhe edhe disavantazhi, dhe duke ndjerë peshën e humbjes, tifozëria vlojate ka vërshuar në fushën e lojës duke dhunuar futbollistët e Vllaznisë, dhe së bashku me to, edhe drejtorin teknik, Arben Xhaferi.

Sipas presidentit të Klubit të Futbollit Vllaznia Futsal, Fisnik Barbullushi, situata e krijuar nuk kishte të bënte më me një ndeshje futbolli, prandaj, pasi ka komunikuar edhe atbitrat dhe delegatin e ndeshjes, ka kërkuar ta tërheqë skuadrën e tij në dhumat e zhveshjes për të evituar kësisoj një përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës në dëm të ekipit Vllaznia.

Prononcimi i Presidentit të Vllaznisë Futsal, Fisnik Barbullushi:

“Ajo që duhet të ishte një ndeshje futbolli, u ndërpre  në minuten e 10-të nga një akt vandalizmi dhe prej burracakësh të tifozëris vlonjate dhe një pjes e ekipit të Flamurtarit! Ekipi ynë e kishte përgatitur dhe vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje, gjë të cilën e tregon kalimi 2 her në avantazh brenda pak minutave. Mbas një konfrontimi normal  mes sportistave, tifozëria e Flamurtarit zbret në fush dhe godet pa frena të gjith ekipin tonë, përfshi edhe Drejtorin Teknik, Arben Xhaferi.  Në këtë moment që situata përshkallëzoj deri në dhunë fizike dhe në munges të Forcave të Rendit, të cilët kanë për detyrë parandalimin e këtyre situatave, unë si drejtues, kërkova ndërprerjen e ndeshjes dhe tërhoqa ekipin në dhomat e zhveshjes. Në situata të tilla, nuk bëhet komprimis i asnjë lloj forme, prandaj i kërkoj organeve ligjzbatuese dhe Federatës Shqiptare të Futbollit që të merren masa, që kjo që ndodhi sot, mos të kaloj pa u ndëshkuar. Fal Zotit, i gjith ekipi është rrugës në kthim për në Shkodër.”/Veriusport/

Shpërndaje