SPAK ka kërkuar që ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka të dënohet me 10 vite burg, i akuzuar për aferën e inceneratorit të Elbasanit për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.
Po ashtu për Alqi Bllakon ka kërkuar 4 vite burg.
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm, Alqi Bllako për gjykim të shkurtuar.
ë dy politikanët përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, për rrjedhojë nga 10 vite për Kokën, i takon të vuajë 6 vite e 8 muaj burg, e ndërsa Bllako nga 4 vite do të vuajë 2.8.
I njëjti vendim është marrë edhe për 6 të pandehurit e tjerë për aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Në rast se shpallen fajtorë, ata do të përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën.
SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin dhe 7 vite për Stela Gugalljan.
Avokati i Lefter Kokës, Saimir Vishaj tha se SPAK ka kaluar në ekstremitet për një vepër penale që nuk ekziston.
“Është rasti i parë që kërkon 10 vite burg. Akuzohen për abuzim me detyrën. Është për tu habitur me qëndrimet e ndryshme. Ka kaluar në ekstremitet për një vepër penale që nuk ekziston. Nuk mund të presësh masat e dënimit duke u dhënë nga 4 vite burgim”, tha Vishaj.