Problemet me pronat, shtesat dhe zaptimin e hapesirave publike ne Shkoder jane te trasheguara nder dekada. E kur do te duhej te vinte zgjidhja, serish ajo mungon. I tille eshte rasti mes dy familjeve, Pepaj e Rripaj ne rrugen e Murgeshave ne Gjuhadol, ku perplasja eshte per nje shtese.
Te premten inspektoriati i mbrojtjes se territorit ne bashkine Shkoder dergoi inspektoret per te nisur shembjen e shteses e cila ishte bere mbi çatine e shtepise se familjes Rripaj. Familja Pepaj ndodhet ne Amerike. Per pasoje avokati i saj tha se ka nje proces gjyqesor dhe nuk mund te kryhen nderhyrje deri ne perfundim te tij dhe dhenies se verdiktit. Objekti nga ana tjeter ndodhet ne proces legalizimi. Ndersa Elda Rripaj paditësja në këtë rast, shprehet se: “Jane vete institucianet qe i kane dhene leje familjes pepaj per te ndertuar mbi catine e shtepise time. I bej apel institucioneve te nderhyjne duket sbatuar ligjin”.
Ky eshte nder rastet qe bashkise Shkoder duhet ti kujtohet se lejet e dhena pergjate ketyre viteve ne jo pak raste kane qene te jashteligjshme. E per kete se pari ndeshkimi duhet te nise qe nga pergjegjesit e firmosjes se tyre, apo ne rastin me te keq qe nuk nderhyn kur territori dhunohet nga ndertime pa leje!/RealitetiPost/