Mbrojtësi Eni Imami luan për herë të parë këtë sezon me fanellën e Vllaznisë dhe thotë se ndjehet mirë tek skuadra që ka gjetur,e cila është krejt ndryshe nga ajo e viteve të fundit dhe shpreh bindjen se do të luftojë fort për të arritur objektivat që ajo ka. Duke folur para gazetarëve, mbrojtësi është ndalur edhe tek sfida e nesërme me Bylisin për të cilën ka thënë se duhet fituar patjetër.
Duket një ndryshim I madh këtë vit te Vllaznia. Nga vitet e tjera çfarë kam parë si kudërshtar e shoh ndryshimin. Po e e shijoj këtë moment sidomos tani që kemi nisur mirë sezonin dhe jemi në vend të parë.
Përballja me Bylis? Gjithë ekipet janë ambicioze dhe duan maksimumin. Do futemi në fushë për tri pikë. Ne do tentojmë fitoren por jo me çdo kusht, do tentojmë fitoren por varet çfarë ndodh në fushë.
Nuk është problemi te mbrojtja, se e dëgjoj shpesh këtë gjë. Nëse pësohet gol nuk e ka fajin vetëm mbrojtja. Mbrojtja fillon nga sulmi, këtë e kemi hasur në analizë. Problemet disa herë kanë ardhur nga sulmi, duke u pësuar më pas goli. Nuk ka bërë keq treshja jonë, unë, Gurishta dhe Adili. Uroj që të përmirësohemi më shumë.
Uroj t’I fitoj tifozët për vete edhe për ekipin. Këto janë gjëra që ndodhin në jetë, tani jam pjesë e Vllaznisë dhe nuk kam në mendje asnjë ekip tjetër, jap maksimumin këtu. Dua të arrijmë objektivat, minimalja Kupat e Europës dhe më pas shohim për të ardhmen.