Ilir Beqaj refuzon mandatin e Benet Becit si deputet i PS në Shkodër…

Shpërndaje

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka refuzuar mandatin e Benet Becit si deputet i Partisë Socialiste në Shkodër.

Lajmin e ka bërë të ditur, gazetarja  e Klan News Klesiana Omeri. Ilir Beqaj, bën me dije gazetarja e ka dorëzuar përgjigjien e tij negative në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas listës së rezultateve të vitit 2021, pas Beqajt  duhet që mandati t’i kalojë Frrok Gjinit.

Kujtojmë se emri i Benet Becit si kandidat për zgjedhjet e 14 Majit u propozua nga Damian Gjiknuri më  28 Shkurt të këtij viti. Beci e mirëpriti këtë ofertë dhe la mandatin e tij si deputet, për t’u bërë pjesë e garës elektorale për të marrë drejtimin e bashkisë së Shkodrës./tvklan.al

Shpërndaje