Partia Socialiste Shkodër nuk ka humbur kohë, menjëherë drejtuesi politik i zgjedhjeve të 25 prillit Ilir Beqja, ka mbledhur kandidatët e prezantuar mesnaten e kaluar të cilët do garojnë në Qarkun e Shkodres për mandatin e deputetit.
Ja cfare shkruan Ilir Beqja:
Të ndërtosh një ekip sfidues për një mandat të tretë nuk ishte e lehtë. Sepse një forcë e madhe politike si Partia Socialiste ka aq shumë emra, personalitete dhe njërëz me kontribute, të cilët fare mirë mund të ishin në vendin e gjithsecilit prej nesh në atë listë.
Sot gjithçka është gati për ballafaqimin me zgjedhësit shkodranë. Alternativa jonë sikurse dhe motoja drejt mandatit të tretë është “Shqipëria, e ardhmja jonë”
Hyjmë në garë me Ekipin e PS3 për Qarkun e Shkodrës me emra dinjitozë.
Gratë dhe vajzat zënë 46 % të listës së kandidatëve. Ekipi i PS3 Shkodër ka emra të rinj, të angazhuar dhe profesionistë.
Është gjithëpërfshirës me një përfaqësim territorial të të gjithë qarkut.
Në këtë fushatë elektorale uroj që ekipet përkatëse të të gjithë kampeve politike në Shkodër dhe më gjerë, të ofrojnë për zgjedhësit e tyre alternativa dhe stimuj për të dalë në votim me 25 Prill.
Të punojmë të gjithë për një garë model të qytetarisë në sinkron me vlerat që Shkodra mbart.
Lista Shkodër
1. Edona Bilali
2. Paulin Sterkaj
3. Benet Beci
4. Ilir Beqaj
5. Frrok Gjini
6. Lela Berdica
7. Pal Peraj
8. Kristian shkreli
9. Diana Muriqi
10. Jona Leqejza
11. Alda Mema
12. Kabir Fishta