Koordinatori Politik i PS-së në Qarkun Shkodër njëherësh edhe Kandidat i Partisë Socialiste, ilir Beqaj i ftuar në emisionin ” Autochthonosu” akuzoi kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademin për çështjen e Vllaznisë, ku ai madje e quajti, magjistare e cila i gjeti 39 milion lekë të reja për të lidhur akt marrveshjen me Tatimet për borxhin e akumuluar ndër vite…
“Javen e kaluar mos gaboj ditën që ne preznatuam kandidatët, ka pas një kërkesë nga Bashkia që ti jepte Këshilli Bashkiak 82 milion lekë të reja, ditën e premte bashkia pagoi 39 milion lekë për borxhin që të lidhte marrvshjen. Tashti në qoft se u duheshin 39, pse kërkoi 82 dhe pse nuk e specifikoi për cfarë i duhen. Një letër tha dua 82 milion. në dhjetor pati marr 44, vjen tashi kërkon për emergjëncë kur ju dashkan vetëm 39, pse se bëri vjet. në qoftë se administrata tatimore ju përgjigj për 5 ditë. Bashkia e Shkodrës ka përgjegjësinë e parë pse se ka bërë vjet, sepse kamatvonesat shtohet cdo ditë. Borxhi është shkaktu ndër vite, është analizuar kur u mor buxheti i 2021. Sa u dhanë vjet sa u përdoren, borxh që akumulohet ditë mbas dite. Dhe kryetarja e Bashkisë akuzon Këshillin Bashkiak kërkon 82 për çfarë. Duhet të thotë që, 39 ju paskan dashtë për të lidh akt marrveshje me Tatimet se ishte 31 marsi data e fundit. Tatimet ju përgjigjen për 5 ditë. Ai ligji ka qenë aty. Po të bëshë një akt marrveshje me tatimet paguan 20%, ligji ka qenë aty prej kohësh. Pse se bëri vjet? Pse nuk e kërkoi nga këshilltarët vjet kur propozoi buxhetin e 2021. Dhe tjetra kush është kjo magjistare, ku i gjeti këtë 82 milionësh në mënyrë papritmas. Cka janë këto 82 milion? E di çka janë? Investime të pa bëra vitin e kaluar! Mungesë zhvillimi e qytetit të Shkodrës në kohë pandemie! Është pa aftësi totale e mosrealizimit të investimeve, që gjeti si magjistare një moment 82 milion. Pa aftësi totale dhe përgjegjësi në vite e akumulimit të borxhit. Sepse në momentin që unë kam parë dosjen e vlerësimit të Vllaznisëkur për me dal në privatizim. Emri Vllaznia në 2015 kishte pas një vlerë, mos gaboj u vlerësonte 60%, i kishte rënë vlera, dhe ky është shembulli tipik, nga njëra anë e pa aftësisë së Bashkisë Shkodrës dhe përpjekjes gjithmonë për tju vjedh përgjegjësisë dhe për ta gjetë të keqen tek qeveria qendrore.”
Beqaj u shpreh edhe për projektet zhvillimore që kanë në fokus Shkodren, ndërsa theksin e vuri përsëri tek reforma në drejtësi që sipas tij rrezikohet nga opozita….
“Sepse ajo cfar kemi bërë deri tani, sepse si ja dolëm ta nxjerrim vendin nga kolapsi ekonomik. Kërkojmë të vazhdojmë kërë rrugë zhvillimi, sepse rrezikohet shumë nëse me 26 prill ndodh ndryshimi i krahut politik, sidomos reforma në drejtësi. Me skuadren interesante me një ndërthurje simpatike, tu themi pse Shkodra do jetë në fokusin e qeverisë Shqiptare katër vitet e ardhëshme”.
Ilir Beqaj ishte i ftuar në emisionin ” Autochthonous” në TV Rozafa.